Jeni ‘e vetme’? Këshilla për të mbijetuar në kohën e bukur të festave!

Life style

Jeni ‘e vetme’? Këshilla për të mbijetuar në kohën e bukur të festave!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 06:53
Ilustrim

A ju trishtojnë familjet e vogla të mbledhura rreth pemës së Krishtlindjes? Zbuloni sesi të jetoni sa më mirë dhe me autenticitet periudhën më të ëmbël të vitit.

Le të jemi të qartë: Festat nuk janë momenti më i favorshëm për ata që janë vetëm. Nuk është gjithmonë e lehtë për të gjetur shoqëri, sepse janë të shumtë ata që kanë angazhime familjare dhe duan ta festojnë festën në intimitet rreth të afërmve, të tjerët preferojnë të qëndrojnë vetëm me parterin e tyre, madje vihemi në siklet nga numri i shumtë i shoqërisë çift.

E megjithatë, kalimi i festave në shoqëri të mirë, nuk është aq i vështirë dhe ku i dihet festat mund të jenë gjithashtu një rast për një takim të ri.

Çështje zemre – Si gjithmonë, shumë varet nga qëndrimi me të cilin ne përballemi me situatën. Është e ndaluar të bini në depresion, të bëheni melankolik (ok, një çlirim i vogël lejohet, por jetëshkurtër!), si dhe mos e akuzoni veten.

Të qenit ‘single’ është një fakt, të paktën i përkohshëm, me të cilin ne jemi të detyruar të bëjmë llogaritë. Prandaj duhet ta përballojmë me humor të mirë dhe gjithashtu me pak zhurmë: duhet t’i kujtojmë vetes që jemi në kushtet që qindra mundësi mund të shfaqen dhe kështu që na mbetet vetëm të vendosim. Në fakt, ne duhet t’i përgjigjemi vetëm vetes dhe të bëjmë atë që na pëlqen më së miri.

Të shohim përpara – Nëse melankolia po na torturon, le të çlirohemi pak: le të analizojmë arsyet pse ndihemi të trishtuar dhe përpiqemi të kuptojmë nëse mund të gjejmë një përgjigje të paktën të pjesshme ndaj dëshirave dhe nevojave tona.

A ndiejmë nostalgji për familjen? Ndoshta një mbrëmje për ta kaluar me një prind ose një vëlla mund të jetë një zgjidhje, edhe nëse harmonia nuk është në kulmin e saj dhe ndoshta nuk ka qenë për pak kohë: në fund të fundit, fundviti është koha për të shuar grindjet dhe për të rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Por, së pari le të bëjmë një vlerësim të kujdesshëm të raportit kosto-përfitim dhe pastaj të marrim vendimet tona. Dhe nëse nuk gjejmë një strategji ngushëllimi, le të mos mendojmë fare për këtë gjë: më mirë t’i përqendrojmë energjitë tona për ndonjë projekt të këndshëm për Krishtlindje.

Jo gjëra të bëra pa dëshirë – Kur ndjeheni të vetmuar, një rrezik që mund të bini lehtë është të mbushni orarin me angazhime për të pasur gjithmonë diçka për të bërë. Kjo është një strategji e kuptueshme, por jo gjithmonë efektive. Përveç kthimit të periudhës së festive në një maratonë ushqimi, pijesh, darkash dhe përshëndetjesh, na vjen ndërmend një pyetje: a jemi të sigurt që të gjitha këto i kemi bërë me zemër? Nëse po, le t’i shijojmë. Në fund të fundit, fundviti është periudha më e shndritshme dhe festive që mund të dëshironi.

Nëse, nga ana tjetër, në gjysmën e rasteve kemi të bëjmë me takime që janë me pak ose aspak interes për ne dhe që mund të na lënë edhe me një shije të hidhur, nuk hezitojmë të themi jo. Ne zgjedhim me kujdes ngjarjet dhe fokusohemi tek ato. Një mbrëmje e qetë në shtëpi, para një filmi të mirë ose me një libër të mirë për të lexuar dhe një gjumë të mirë është gjithmonë një program që ka arsyen e vet.

I bëni vetes një dhuratë – Nuk mund të organizonim një vit të ri që na kënaq? Le t’i dhurojmë vetes një udhëtim ose një pushim të shkurtër. Mjafton një buxhet i vogël dhe disa ditë pushim, madje edhe në vende jo shumë larg, për të vizituar një qytet që na intrigonte prej kohësh, ose për të parë një ekspozitë arti ose një ngjarje muzikore.

Udhëtimi vetëm na zemëron? Mund të zgjedhim një udhëtim në grup (jo domosdoshmërisht vetëm): do të jetë një mundësi për të bërë miq të rinj. Dhe në qoftë se për mbrëmjen e Vitit të Ri nuk jemi në shoqëri, festat në rrugë tani janë aq të përhapura dhe mund të jetë një mënyrë për të zbuluar një qytet natën dhe për të kaluar gëzueshëm në mes të njerëzve… edhe pse nuk i njohim.

Një përkëdhelje e gjitha për ne – Dimri është momenti i madh i mirëqenies. Një dhuratë tjetër që ne mund t’i bëjmë vetes për Krishtlindje është abonimi në një qendër spa ku mund të relaksohemi në pishina të nxehta, sauna dhe çajërash aromatikë. Dhe në qoftë se ne me të vërtetë duam të shpërblehemi, mund të shtojmë një masazh tonik dhe revitalizues. Ajo do të na ripërtërijë dhe do të na bëjë të pajtohemi me veten.

Mendojmë për të tjerët – Nuk ka mënyrë më të mirë për ta dashur veten sesa për të qenë bujar me të tjerët. U japim pak kohë nga koha jonë atyre që kanë nevojë, për shembull duke marrë pjesë në ndonjë iniciativë bamirësie ose solidare. Kujdes: nuk mjafton thjesht të bërit e ndonjë oferte.

Ne duhet ta përfshijmë veten me ndonjë gjest konkret, si duke marrë pjesë në ndonjë ngjarje bamirësie apo në ndonjë iniciativë sociale. Në fund, do të zbulojmë se kemi marrë shumë më tepër nga ajo që kemi dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat