Cilat janë profesionet më të kërkuara kur zgjidhet partneri. Jeni ju në këtë listë?

Life style

Cilat janë profesionet më të kërkuara kur zgjidhet partneri. Jeni ju në këtë listë?

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Tinder, aplikacioni më i famshëm i takimeve, publikoi se cilat janë preferencat, sa i përket aspektit profesional, të femrave dhe meshkujve në kërkim të gjysmës së tyre. Disa do t’ju befasojnë.

Për të kuptuar se çfarë duan femrat nuk është e nevojshme një magji, si në filmin me Mel Gibson.

Mjaftojnë të dhënat. Platforma më e famshme e takimeve, Tinder, publikoi preferencat e femrave dhe meshkujve sa i përket profesionit që do të donin të kishte partneri i tyre.

Meshkujt, profesionet që kërkohen nga femrat

Në vend të fundit të ‘top 10’ të profesioneve të privilegjuara nga femrat është një mashkull me profesion inxhinier; në vend të nëntë, një student universitar, ndërsa në të tetin, një model. Në vend të shtatë, dizajner vizual, në vend të gjashtë, producent filmash.

Ata që merrem me marrëdhënie me publikun dhe komunikimin janë në vendin e pestë në zemrën e femrave single në Tinder. Në vend të katërt, avokatët. Medalje bronzi për mjekët (ndërsa mjeku shfaqet në 15 profesionet e preferuara). Vendi i dytë në klasifikim për meshkujt me profesion piloti.

Medalje ari për meshkujt që janë me profesion arkitekt dhe dizajner interieri.

Femrat, profesionet që kërkohen nga meshkujt

Në vend të dhjetë, si një partner potencial, meshkujt do të zgjidhnin një kameriere apo bariste; në të nëntin, trajner personal. Në vend të tetë janë femrat sipërmarrëse. Një vend më sipër, stjuardesat; në vend të gjashtë janë mësueset.

Vendi i pestë janë farmacistet, ndërsa në vend të katërt studentet universitare. Vendi i tretë për femrat që janë me profesion fotografe. Medalje argjendi për femrat që me profesion janë dentiste.

Në vend të parë të këtij klasifikimi, meshkujt preferojnë femrat qe janë me profesion infermiere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat