E keni bërë gabim tërë kohën: Ja si duhet t’i vendosni dritat në bredhin e vitit të ri

Life style

E keni bërë gabim tërë kohën: Ja si duhet t’i vendosni dritat në bredhin e vitit të ri

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Festat e fundvitit është një kohë për kujdesje festive dhe festime me çokollatë, në një ambient të ngrohtë familjar.

Më parë këtë javë, Google zbuloi një lloj tendence të panjohjes së mënyrës së vendosjes së dritave në bredhin e vitit të ri.

Për këtë, The Independent ka përgatitur një artikull, i cili tregon hapat që duhet ndjekur për t’i vendosur dritat në mënyrën e duhur, ashtu siç rekomandon edhe shkenca.

Dizajneri Zoe Bradley, i cili ka projektuar pemën e Krishtlindjeve të hotelit në Londër këtë vit, këshillon të “mendoni për atmosferën që doni të krijoni, të ftohtë apo të ngrohtë”.

“Dritat e bardha të ndritshme sjellin më shumë të ftohtë dhe janë më bashkëkohore, ndërsa ato më të ndezura janë më tradicionale, duke prodhuar një efekt të butë e të ngrohtë”, sugjeron tutje ai.

Këshillat e reja gjithashtu rekomandojnë që ta vendosni sa më afër murit bredhin e vitit të ri, si dhe të vendosni dritat në formë rrethore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat