Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Life style

Përse qentë më shumë i nuhasin femrat gjatë menstruacioneve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Është e njohur që nuhatja e qenit është shumë e fuqishme dhe që mund të regjistrojë rreth 300 milionë aromash të ndryshme.

Prandaj këlyshët dresohen për nevoja të ushtrisë dhe të policisë, ndërkaq para pak kohësh janë angazhuar edhe në diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të rënda.

Megjithatë, është pak e njohur përse qentë ju marrin erë derisa keni menstruacione.

– Femrat gjatë dhe pas menstruacioneve tajitin feromone dhe qeni këtë menjëherë e nuhat. Mirëpo, ata janë të gatshëm të ndiejnë edhe disa padrejtësi, përkatësisht çrregullimin e cikleve të mëparshme dhe t’ju tregojnë ekzistimin e infeksioneve – thotë Kirstin Mcmillan, trajnuese e qenve.

– Megjithatë, në rend të parë fjala është për seksin. Qenin tuaj e ngacmojnë feromonet, të cilat gjithashtu i tajitin femrat kur janë të gatshme për çiftim. Mund të ndodhë që qeni të mos i dallojë këto sinjale dhe të besojë që jeni të gatshme për marrëdhënie intime me ta. Atëherë është me rëndësi të mbani autoritet ndaj kanakarit tuaj, sepse mundet edhe t’ju sulmojë.

Meshkujt do të marrin erë gjatë ciklit duke kërkuar informacion se a jeni të gatshme për çiftim, ndërkaq femrat këtë e bëjnë për të parë se a jeni kërcënim potencial i partnerit.

Mirëpo, krahas afshit fillestar, kanakarët tuaj jua duan të mirën dhe me nuhatje mund t’ju japin sinjale të caktuara që diçka nuk është në rregull. Nëse ju është mbushur plot tamponi, qeni juaj intensivisht do të jetë midis këmbëve tuaja dhe me siguri do të lehë fuqishëm.

Gjithashtu, nëse shfaqet ndonjë ndryshim specifik hormonal gjatë ciklit, qentë mund ta detektojnë atë, prandaj do të duhej t’i kushtoni kujdes sjelljes së tyre dhe që mbase duhet të shkoni për kontroll te gjinekologu.

Është vërtetuar që qentë mund të ndiejnë çdo ndryshim gjinekologjik, nga infeksioni i zakonshëm, deri te kanceri i organeve gjenitale.

Cilët qen më shumë i marrin erë gilcave tuaja kur keni menstruacione?

– Qentë e mëdhenj dhe ata mesatarë janë të prirë më shumë në mënyrë oportuniste dhe ata më parë do t’ju nuhasin gjatë kohës së ciklit. Ata i japin vetes të drejtën që të kenë afërsinë me ju, andaj periudha menstruale është koha e duhur për këtë.

Gjithashtu, në mesin e qenve të tillë janë edhe ata qentë mbrojtës të bagëtisë dhe qentë e gjuetisë. Qenve të këtillë gjaku u është tregues që janë afër gjahut dhe që së shpejti do të pushtojnë territorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat