Çelësi për të funksionuar lidhja është më i thjeshtë se ç’mendoni

Life style

Çelësi për të funksionuar lidhja është më i thjeshtë se ç’mendoni

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:53
Ilustrim

Mark Manson, autor i librit “The Subtle Art of Not Givin a F*ck”, na ka treguar sekretin për një lidhje të gjatë e të suksesshme. Dhe, siç duket, sekreti është shumë i thjeshtë.

Manson beson se një lidhje duhet të jetë sa më e mërzitshme që është e mundur. Ndonëse kjo mund t’u duket e çuditshme shumicës së njerëzve, vetëm imagjinojeni këtë: një çift i vjetër 80-vjeçar që kanë qenë së bashku për 60 vite, arsyeja se përse kanë qëndruar tërë këto vite bashkë nuk është se kanë pasur aeroplanë privatë apo pushime të çmendura.

Por, arsyeja se përse kanë qëndruar bashkë është se kanë qenë të aftë të qëndrojnë bashkë edhe kur kanë qenë të mërzitur me njëri-tjetrin.

Çiftet e tilla janë të aftë të shpenzojnë vit pas viti duke qëndruar ulur në shtëpi, duke i folur të njëjtat gjëra të mërzitshme, duke shikuar televizor, filma, duke gatuar dhe çdo gjë funksionon në rregull.

Te çiftet e tilla nuk ka asgjë emocionuese, asgjë bombarduese, nuk ka drama të mëdha e as pjata duke fluturuar në drejtim të njëri-tjetrit.

Siç thotë Manson: “Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë sepse, sidomos ditëve të sotme, shumica e njerëzve nuk duan të bëhen persona të mërzitshëm. Duan të bëhen shumë interesantë dhe të kenë jetë interesante, por kjo vetëm sa e dëmton lidhjen në shumicën e rasteve. Në shumicën e rasteve, ajo çfarë ju bën person interesant dhe kompleks, në jetën romantike ju bën person të tmerrshëm.

Sado e çuditshme që t’ju duket, unë mendoj se duhet të kultivojmë më shumë ‘mërzi’ në jetët tona, sepse mërzia duhet të jetë diçka në rregull. Duhet të shikohet si gjë e mirë dhe mendoj se padyshim që është gjë e mirë për një lidhje të shëndoshë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat