Marsh protestues i OBRM-PDUKM-së në Shkup

Maqedonia

Marsh protestues i OBRM-PDUKM-së në Shkup

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 10:31
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot në në ora 19:00 nga sheshi “OBRM” do të fillojë me marshin protestues për të përfunduar para Qeverisë së Republikën e Maqedonisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se protestojnë për ajrin e papastër, ekonominë e dobët dhe për migrimin që po ndodh si asnjëherë më parë,

“Qeveria nuk ofron kushte për jetë. As kushtet elementare siç janë ajri i pastër dhe mjedisi jetësor nuk janë plotësuar, premtuan ajër të pastër menjëherë, dhe dy vite më pastaj, qytetarët i mbushin spitalet si pasojë e problemeve me zemër dhe me mushkëri si pasojë ajrit të ndotur që është mbi të lejuarën”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Republika e Maqedonisë, sipas tyre, është zi dhe këtë e ndjen secili qytetar pa dallim të përkatësisë fetare, etnike, politike dhe pikërisht për këtë, OBRM-PDUKM, thonë nga kjo parti, ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në marshin protestues sot nga ora 18:99 nga sheshi “OBRM” për të përfunduar para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat