Lazarevski dhe Kostovski kthehen në vendet e tyre të punës, njoftoi Ministri i MPB-së

Maqedonia

Lazarevski dhe Kostovski kthehen në vendet e tyre të punës, njoftoi Ministri i MPB-së

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Pamje nga takimi

Gjorgji Lazarevski dhe Xvonko Kostovski të cilët e zbardhën aferën me përgjimet gjatë regjimit të kaluar, nga sot do të kthehn në vendet e tyre të punës.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i MPB-së në profilin e tij personal në Facebook Oliver Spasovski, ku edhe publikoi një fotografi nga takimi që kishin zhvilluar.

Lazarevski është cilësuar si dëshmitar në lëndët e PPS-së “Target dhe Fortesa”, ku i zbuloi të gjitha detalet se sa kohë i është dashur që të zbuloj se çfarë ka ndodhur mbrenda DSK-së, me çfarë kërcënime janë përballur dhe cilët ishin përgjuar gjatë asaj kohe.

Së bashku me Kostovskin ata e zbuluan aferën e përgjimeve masive në Maqedoni.

Lazarevski kishte qenë në paraburgim për 11 muaj. Ai ishte i punësuar në shërbimet e shtetit, është dëshmitar i keqpërdorimeve të detyrave zyrtare dhe njëri nga dëshmitarët e rastit të përgjimeve në Maqedoni. Asnjëherë nuk do të ishin dëgjuar bombat e publikuara, nëse nuk do të ishin zbuluar nga dy punonjësit e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat