Gazetarët mblodhën para por Arnaudov përsëri pa përgjigje për amnistinë

Maqedonia

Gazetarët mblodhën para por Arnaudov përsëri pa përgjigje për amnistinë

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Ilustrim

Pas deklaratës së të akuzuarit Ljuben Arnaudov se deklaratë për media do të jap vetëm për 50 euro, gazetarët në pauzën e seancës së sotme për 27 prillin mblodhën para që i ofruan deputetit Arnaudov të jep deklaratë nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti, por ai përsëri nuk u përgjigj.

Deputeti Arnaudov tha se nuk kishte për qëllim të ofendojë gazetarë por vetëm se ka dashur të bëjë shaka.

Seanca e sotme për ngjarjet në Kuvend më 27 prill vazhdon me paraqitjen e dëshmive të deklasifikuar nga MPB-ja të propozuara nga ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat