Aleanca për Shqiptarët kundër Ligjit për amnisti

Maqedonia

Aleanca për Shqiptarët kundër Ligjit për amnisti

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Aleanca për Shqiptarët

Partia Aleanca për Shqiptarët është kundër ligjit që u miratua në Kuvend, ku amnistohen një pjesë e pjesëmarrësve të dhunës në Kuvend, sot thanë se do të ngritin nismë në Gjykatë Kushtetuese.

Ata nuk votuan në miratimin e këtij ligji, ndërsa deputeti dhe kryetari i ASh-së, Ziadin Sela për këtë veprim deklaroi se “tani më vrasin për herë të dytë”.

“Kuvendi në procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për amnisti që do të amnistojë persona të caktuar. Aleanca për Shqiptarët nuk ishte e pranishme në votim dhe e dënon këtë akt dhe jemi kundër ligjit, edhe tash jemi në procedurë për ta çuar Gjykatë Kushtetuese këtë ligj”, tha deputeti i ASh-së, Syrija Rashidi.

Ligji për amnisti me 95 vota “për” dhe asnjë “kundër”, pardje u votua në Kuvend. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se ligji është dërguar deri te kryetari Ivanov i cili duhet ta nënshkruajë.

Që kur Ligji për amnisti do të nënshkruhet nga kryetari i shtetit do të publikohet në “Gazetë zyrtare”, ku edhe hyn në fuqi,ndërsa të akuzuarit kanë 5 ditë afat për të dorëzuar kërkesën.

Pas kërkesave, gjykata do të vendos nëse do të ketë amnisti pas mendimit paraprak nga Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat