Incident në Shkup, plagoset një funksionar i BDI-së

Maqedonia

Incident në Shkup, plagoset një funksionar i BDI-së

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:11
Valon Bela

Para pak çastesh janë dëgjuar të shtëna në Çair në afërsi të marketit Princ.

Sipas informatave të fundit është qëlluar me dy plumba Valon Bela funksionar i BDI-së dhe drejtor i Klinikës gjinekologjike.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e përleshjes me armë zjarri.

Policia tashmë është në terren dhe po hetojnë rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat