Një incident i armatosur ka ndodhur para pak minutash në Çair të Shkupit.
Ku nga të shtënat me armë zjarri afër marketit Prine, i plagosur ka mbetur një funksionar i BDI-së.
Bëhet fjalë për Valon Belën, aktualisht drejtor ekonomik në Kliniken e Shkupit nga rradhet e BDI-se.
Burime të Indeksonline mësojnë se ai është plagosur me dy plumba ndërsa menjëherë është dërguar në spitalin e qytetit.