Gjorçev: Arratisja e Gruevskit ishte marrëveshje me Zaevin

Maqedonia

Gjorçev: Arratisja e Gruevskit ishte marrëveshje me Zaevin

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:30
Vllatko Gjorçev

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, konsideron se ka dy variante si shpjegim për arratisjen e ish-kryeministrit të dënuar, Nikolla Gruevski.

Sipas tij, me siguri bëhet fjalë për një marrëveshje me Qeverinë. Në të kundërtën, thotë Gjorçev, funksionarët e MPB-së duhet të japin dorëheqje dhe të marrin përgjegjësi për shkak se nuk kanë arritur ta ndalojnë arratinë e Gruevskit.

“Në lidhje me arratisjen ka dy variante. Ose bëhet fjalë për paaftësi nga ana e MPB-së e udhëhequr nga Oliver Spasovski, dhe me besim nga Zoran Zaevi, ose bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Zaevit, i cili për momentin është tregtari kryesor për drejtësinë në Republikën e Maqedonisë”, tha Gjorçev.

Ai shton se ose duhet të ndërmerret përgjegjësi, që do të thotë dorëheqje nga ana e Spasovskit dhe strukturat në MPB, ose, siç thotë ai, bëhet fjalë për marrëveshje politike dhe këtë qytetarët e Maqedonisë duhet ta dinë.

“Shumica e qytetarëve, veçanërisht mbështetësit e Zaevi mendojnë se bëhet fjalë për marrëveshje politike”, tha Gjorçev në intervistën e tij për TV21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat