Kerim: Jam i arritshëm për të gjithë, kështu edhe për PSP-në

Maqedonia

Kerim: Jam i arritshëm për të gjithë, kështu edhe për PSP-në

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
Srgjan Kerim

Srgjan Kerim pas lajmit se është i paarritshëm për PSP-në, për “Makfaks” u përgjigj se ka qenë i arritshëm për gjithë, kështu edhe për Prokurorinë Publike Speciale.

“Unë jam i arritshëm për të gjithë, kështu edhe PSP-në, dhe ku do të shkoj dhe çfarë do të bëj është punë e imja private”, tha Kerim. Nuk është nën hetim as në ndonjë përndjekje dhe se informacionet i konsideron si të qëllimshme për ta diskredituar atë qëllimisht.

Ai tha se i demanton informacionet se PSP nuk mund të arrijë deri te ai dhe se para dy ditësh ka kontaktuar me PSP-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat