Hetohet rritja e rrogave në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Maqedonia

Hetohet rritja e rrogave në Këshillin gjyqësor të Maqedonisë

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 19:31
Këshilli gjyqësor i Maqedonisë

Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zërat për Këshillin gjyqësor të Maqedonisë për gjoja rritje të rrogave me 21 mijë denarë shtesë, duke përfshirë edhe pranimet e vjetra të shtatorit.

Dokumentet janë nënshkruar nga Zoran Karaxhoski, si njeriu i parë i Këshillit për buxhet gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me vendimet e marra për anëtarët e Këshillit në fjalë, përcaktohet pagesa e shtesave të rrogave me vlerë deri 35% e rrogës bazë.

Me këtë rast, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) do të shqyrtojë se a ka bazë në këtë vendim. Është duke u hetuar përgjegjësi e mundshme penale për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe dëmi i shkaktuar ndaj Buxhetit të shtetit me pagesën e shtesave që nuk janë të shënuara në Ligjin për rroga të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Padi penale për këtë rritje ka paralajmëruar edhe Sindikata e punëtorëve administrativ nëpër gjykata – SPOGJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat