Edhe këtë mëngjes në Maqedoni ajri është shumë i ndotur

Maqedonia

Edhe këtë mëngjes në Maqedoni ajri është shumë i ndotur

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Ajri në Maqedoni edhe mëngjesin e sotëm është i ndotur, ndërsa nivel më të lartë të ndotjes së ajrit ka në Karposh të Shkupit.

Nivel të lartë të ndotjes së ajrit poashtu ka në qytetet e Strumicës, Manastirit, Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa më pak ajër të ndotur ka në qytetin e Dibrës, tregojnë të dhënat nga stacionet matëse.

Në Karposh 4 sipas “Ajri im” në mëngjes ka 114 PM të mikrogramëve në ajër.

Në Manastir ka 110 PM, në Tetovë 84 PM, në Gostivar 36 PM.

Qyteti i Shkupit mbrëmë ka qenë vendi i nëntë më i ndotur në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat