OBRM-PDUKM: Spasovski është ministri më i paaftë i MPB-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Spasovski është ministri më i paaftë i MPB-së

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 11:07
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se LSDM e ka shkatërruar shtetin, ku shtojnë se nuk ka ditë në Shkup që nuk ka përleshje me armë.

“Oliver Spasovski nuk ka ndërmarrë asgjë në lidhje me mbajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Që kur LSDM udhëheq me MPB-në ka dhjetëra vrasje të pa zbardhura, ndërsa vrasësit shëtisin lirshëm. Ka të shtëna nëpër rrugë, ndërsa në të njëjtën kohë të padënuar janë dhjetëra vjedhje dhe djegien e veturave”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se qytetarët dëshirojnë rendë, duan siguri për fëmijët, prindërit dhe vëllezërit dhe fqinjët.

“Oliver Spasovski është ministri më i paaftë i MPB-së. OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e tij për shkak të udhëheqjes së zezë me ministrin, persekutimet, krimin e pandëshkuar dhe rritjen e korrupsionit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat