Pavlopulos: Greqia nuk do të pranojë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Pavlopulos: Greqia nuk do të pranojë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 13:04
Prokopis Pavlopulos

Presidenti i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopulos, gjatë urimit për festat e fund vitit diasporës greke, ai shkruan edhe për çështjet kombëtare greke: marrëdhëniet turko-greke, çështja e Qipros dhe kontestin për emrin, që është, gjegjësisht marrëveshjen e Prespës, njofton AIM.

Në marrëdhëniet me Maqedoninë, Pavlopulos përsëriti qëndrimet e tij nga periudha e kaluar, që Greqia nuk do të pranonte interpretime arbitrar të marrëveshjes apo interpretime që “reflekton irredentizmin”.

“Ne nuk jemi gati për definimin e marrëveshjes së Prespës dhe sigurisht, përpara ratifikimit të saj, të pranojmë interpretimet e marrëveshjes së Prespës që janë arbitrare ose të reflektuara, sepse asgjë nuk ka përfunduar ende”, tha Presidenti grek.

Ai përsëriti se Greqia “përpiqet për marrëdhënie miqësore dhe të mira fqinjësore dhe në praktikë tregon se mbështet anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”, por sqaroi se kjo është një parakusht për zgjidhjen e çështjes së emrit “në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare, ndërsa vetëm kur do të ndodhë rishikimi i kushtetutës çka do t’i përmbaj të gjitha garancitë”, atëherë marrëveshja do të vijë për ratifikim në Kuvendin e Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat