LSDM është kundër përfitimeve shtesë për deputetët

Maqedonia

LSDM është kundër përfitimeve shtesë për deputetët

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:04
Kuvendi i Maqedonisë

Nga partia në pushtet kanë reaguar pas njoftimeve në media se deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kërkojnë përfitime shtesë pas mbarimit të mandatit të tyre.

“Pas njoftimeve zyrtare të përcjella në media, njoftojmë se LSDM është kundër përfitimeve shtesë për deputetët”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se status preferencial për punësim nuk mund të ketë vetëm për atë pse ai është funksionar zgjedhur ose emëruar.

“Përfitime duhet t’ju takojë qytetarëve, ndërsa jo të rriten të atyre që duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje shtojnë se deputetët kanë të drejta dhe përfitime të pamjaftueshme me ligjin dhe me Rregulloren e punës së Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat