Nikollovski: Prodhimi kontraktor i luleve të diellit është një mundësi e mirë për bujqit

Maqedonia

Nikollovski: Prodhimi kontraktor i luleve të diellit është një mundësi e mirë për bujqit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:46
Lupço Nikollovski

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Lupço Nikollovski sot realizoi takim me bujqit e Sveti Nikollës.

Nikollovski gjatë takimit tha se Qeveria intensivisht punon për masat dhe programet e reja sipas të cilave përmirësohet gjendja e përgjithshme në bujqësi dhe e theksi rëndësinë e zhvillimit të kulturave bujqësore kontraktore si mundësi për zgjidhjen e shitjes së prodhimit bujqësor.

Nikolovski tha se prodhimi kontraktore e lulediellit është një mundësi e madhe për bujqit që të kenë blerje të sigurt.

“Ne mbështesim plotësisht këtë nismë për prodhimin kontraktore. Me këtë ide dhe këtë koncept nuk flasim që do të zgjidhë të gjitha problemet, por ne po flasim për një çështje, të cilat ofrojnë mbështetje të duhur dhe zgjidhje për ata që do të vendosin për të marrë pjesë apo për të prodhuar, të dini se këtu qëndron shteti që ka interes nga kompanitë, sepse fakti është se ne bëjmë analiza dhe për të gjithë atë çka Maqedonia importon”, tha ministri Nikollovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat