Mickoski: Populli ndjehet i tradhtuar

Maqedonia

Mickoski: Populli ndjehet i tradhtuar

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:17
Mickoski

OBRM-PDUKM sot organizoi marsh protestuese në qytetin e Prilepit, ndërsa lideri i partisë Hristijan Mickoski të pranishmëve në protestë u tha se zemra e Maqedonisë rrah shumë fortë në Prilep.

“Le t’i tregojmë kryetarit të komunës i cili është më i paaftë në të gjithë Maqedoninë, i cili festonte ditën e Shën Klementi, vuri lulet në monumentin e Çento, të japë dorëheqje menjëherë. Një zyrtar tjetër i Zoran Zaevit, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me krenari do të qëndrojë në tribunë dhe do të thotë “ky është komb kompleks”. Unë shoh maqedonas krenarë, njerëz që e duan atdheun dhe kombin e tyre”, tha Mickoski.

Ai theksoi se rruga për të cilën duhet kaluar nuk do të jetë e shkurtër.

“Do të ketë shumë sfida, por ne do të shkojmë së bashku në këto ditë dhjetor. Në fund të kësaj rruge do të jetë fitorja, së bashku do të fitojmë dhe ecim në janar dhe shkurt dhe në mars, pastaj do të vijmë në prill kur të vijë fitorja e parë në zgjedhjet presidenciale. Një fitore e shpallur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare kur njerëzit në Maqedoni do t’i japinë një “JO” të madh Zaevit dhe grupit rreth tij. Popullin të cilin e gënjeu, të cilët ndjehen të tradhtuar, grabitur, mashtruar, poshtëruar nga të gjitha këto politika, të cilat për gati dy vjet kjo qeveri jopopullore dhe kriminale po i bë në Maqedoni”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat