Karakaçanov: Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE

Maqedonia

Karakaçanov: Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:38
Krasimir Karakaçanov

Marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është e mirë, por Shkupi nuk e respekton, deklaroi zv. kreyministri dhe ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, për gazetën bullgare “Fokus”.

“Është e drejtë e çdo qytetarë të Maqedonisë që të ndjehet maqedonas ose bullgar. Ato të cilët ndjehen si maqedonas asnjëherë s’kanë qenë të detyruar që të ndjehen si bullgar. Por ai i cili ndjehet bullgar, është e mbërthyer nga pushteti në Maqedoni, të cilët i detyrojnë që të ndryshojnë vetëdijen bullgare dhe të shkruhet si maqedonas. Shteti i Maqedonisë, në kundërshtim me marrëveshjen për fqinjësi të mirë, vazhdon ta falsifikojë historinë bullgare, që të mbjell urrejtje në shoqërinë e saj kundër Bullgarisë, dhe për këtë nuk mund të hesht. Ndërsa cili është fakti? Fakti është se që pas një viti që kur është shkruar marrëveshja, e festojnë 11 nëntorin, Ditën e kryengritjes kundër “pushtuesit bullgar”. Në qytetin e Prilepit, katër huligan vrasin një policë para stacionit të policisë, ndërsa dhe vetë polici ishte bashkëqytetarë i Prilepit, dhe baba i katër fëmijëve. A është kjo kryengritje kundër pushtuesit bullgar?”, shkruan Karakaçanov

Sipas tij Bullgaria nuk është pushtuese e Maqedonisë, por çlirimtare e saj.

“Vendi ynë duhet të kujdeset për vjedhjen e historisë. Nëse Maqedonia vazhdon me këto aktivitete, do të presë për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Karakaçanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat