Mitropolitët grek janë kundër marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Mitropolitët grek janë kundër marrëveshjes së Prespës

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:55
Marreveshja e Prespes

Ata shprehën mospajtimin e tyre me këtë marrëveshje, e cila zgjidh kontestin për emrin. Në një letër të shkruar në gjashtë faqe dhe e dërguar tek Patriarku Ekumenik Bartolomeu, drejtuar deri tek udhëheqësia e lartë e shtetit grek dhe kryepeshkopit Jeremyos, ata shprehën shqetësimet e tyre për shkak se pse nuk janë dëgjuar mendimet e tyre për këtë marrëveshje.

Sipas tyre, ratifikimi i marrëveshjes së Prespës së Kuvendin e Greqisë, si dhe njohja e Kishës Autoqefale të Maqedonisë, jo vetëm që nuk do të jetë bazë për bashkëjetesë paqësore të popullit grek dhe popullit të vendit fqinj, por do të jetë vazhdimisht pikë e nxehtë për të nxitur irredentizëm dhe armiqësi.

Ata thonë se asnjë marrëveshje nuk mund të ketë prosperitet nëse nuk bazohet në të vërtetën.

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos në shënimin drejtuar për festat e fundvitit përsëriti pikëpamjet e tij se nuk do të pranojë interpretime arbitrare të marrëveshjes së Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat