Raporti i punës së Këshillit të Prokurorëve Publik sot para deputetëve

Maqedonia

Raporti i punës së Këshillit të Prokurorëve Publik sot para deputetëve

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 08:22
Kuvendi i Maqedonisë

Ndryshime dhe plotësime në ligjet e sferës financiare, ekonomisë, energjetikës, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe kulturës, janë në rend dite në seancën e 66-të dhe 71-të, të cilat sot duhet të mbahen në Kuvendin e Maqedonisë.

Para deputetëve do të gjendet edhe raporti vjetor i punës së Këshillit të Prokurorëve Publik për vitin 2017, plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2019, propozim-ligji për parandalimin e korrupsionit, si dhe disa kërkesa për interpretime autentike.

Në kuadër të seancës së 66-të gjendet edhe informacioni në lidhje me ndotjen e ajrit në Maqedoni, i cili është dorëzuar nga disa deputetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat