Seanca gjyqësore për rastet “Titanik 2”, “Fortesa 2” dhe “Tarifa”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për rastet “Titanik 2”, “Fortesa 2” dhe “Tarifa”

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:31
Seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale “Fortesa 2”, “Titanik 2” dhe “Tarifa”.

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar të mbahen seanca gjyqësore për rastet e Prokurorisë Speciale “Fortesa 2”, “Titanik 2” dhe “Tarifa”.

Në rastin “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe gjashtë persona tjerë të punësuar në DSK. Ata dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe shkatërrim të tyre në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Në rastin “Titanik 2” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Gjykimi për këtë rast ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa sot pritet të dëshmojnë Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

Kurse në rastin “Tarifa” i akuzuari i parë është ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore “ELEM” Dejan Boshkovski, si dhe dy persona tjerë.

Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softverike për nevojat e kompanisë, në vlerë prej rreth katër milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat