OBRM-PDUKM: Vrasjet, vjedhjet dhe rrahjet janë bërë përditshmëri për qytetarët

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vrasjet, vjedhjet dhe rrahjet janë bërë përditshmëri për qytetarët

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:25
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon partitë në pushtet se janë të paafta për të menaxhuar me shtetin.

OBRM-PDUKM fajëson qeverinë për ndotjen e ajrit në vend, si dhe për vrasjet të cilat nuk kanë marrë epilog, vjedhjet dhe rrahjet fizike. Sipas tyre, këto ngjarje janë bërë përditshmëri për qytetarët.

“MPB me LSDM-në dhe Oliver Spasovskin janë bërë sinonim i korrupsionit. Ata në vend që të luftojnë kundër të njëjtit dhe të vendosin rend dhe paqe, po merren me marrëveshje dhe tenderë të dyshimtë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe shtojnë se LSDM duhet sa më parë të largohet nga pushteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat