Ngjarjet e 27 prillit: Dorëzohen 12 kërkesa për të përfituar nga Ligji për falje

Maqedonia

Ngjarjet e 27 prillit: Dorëzohen 12 kërkesa për të përfituar nga Ligji për falje

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Foto

Deri mëngjesin e sotëm në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur 12 kërkesa për amnisti, nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Afati pesëditor për dorëzimin e kërkesave do të përfundojë nesër.

Kërkesat të akuzuarit mund t’i dorëzojnë në gjykatë personalisht ose përmes postës. Ndërsa pas skadimit të afatit për dorëzimin e kërkesave, gjykata dhe prokuroria do të ketë afat pesë dite që të përgjigjen se kush do të falet dhe kush jo,

Ligji për amnisti javën e kaluar u publikua në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, pas nënshkrimit nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.

Ndërsa deputetët e Kuvendit më 18 dhjetor me procedurë të shkurtë dhe me 95 vota “pro” asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” miratuan Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Sipas ligjit, amnisti nuk do të ketë për organizatorët, personat që kanë kryer dhunë fizike, që kanë poseduar armë, si dhe personat zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat