Priten ndryshime në qeverinë e Maqedonisë

Maqedonia

Priten ndryshime në qeverinë e Maqedonisë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
Qeveria e Maqedonisë

Pas ndryshimeve kushtetuese paralajmërohet riformatimi i qeverisë së Maqedonisë.

Numri dy i ekzekutivit Bujar Osmani tha se partitë e koalicionit qeveritar kërkojnë që t’i ndryshojnë përfaqësuesit në kabinet.

Osmani nuk përmendi emrat e ministrave që do të shkojnë dhe atyre që pritet të vijnë.

Më i përfoluri deri tani për të ikur nga Qeveria ka qenë zv/kryeministri Hazbi Lika, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të dikastereve mes BDI-së dhe LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat