“Ligji për amnisti nuk çon në pajtim, por në ndarje të reja në shoqëri”

Maqedonia

“Ligji për amnisti nuk çon në pajtim, por në ndarje të reja në shoqëri”

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 14:35
Kuvendi i Maqedonisë

Forumi për Maqedoni Demokratike (FMD) thekson se Ligji për amnisti që e miratuan deputetët për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, nuk është akt për pajtim kombëtar, por amnisti në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese.

FMD thekson se është e nevojshme tejkalimi i ndarjeve politike dhe partiake në shoqëri, por vlerëson se Ligji për amnisti nuk është zgjidhje adekuate për këtë problem.

“Lirimi nga përgjegjësia vetëm të një kategorie të pjesëmarrësve në ngjarjet e 27 prillit, sjell drejtësi të pabarabartë, pasi për shembull personat që kanë poseduar armë janë më përgjegjës se sa organizatorët. FMD potencon se do të ketë pasoja negative nga intervenimi politik në organet e drejtësisë”, thonë nga FMD.

Ata shtojnë se Ligji i miratuar për amnisti nuk do të çojë në pajtim dhe falje, por në ndarje të reja në shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat