Zaev: Të mos lejojmë të kthehen politikat e ndarjeve midis njerëzve

Maqedonia

Zaev: Të mos lejojmë të kthehen politikat e ndarjeve midis njerëzve

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Zaev

Qëllimi ynë është që t’i mbajmë mend, por asnjëherë mos t’i lejojmë të kthehen në skenë politikat e ndarjeve dhe shkaktim të konflikteve të cilat njerëzit i kanë ndarë në tanët dhe tuajt.  Le të mbeten vetëm në kujtime, gjithsesi, që asnjëherë më shumë të mos përsëriten. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev  sot në ditën e hapur për nisma të organizatave joqeveritare: “Konsultim për hartimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizëm”, që u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Toleranca, siç theksoi kryeministri, është kushti më i rëndësishëm  për marrëdhënie demokratike midis shoqërive të ndryshme sociale dhe grupeve shoqërore dhe, siç shtoi, është pikënisës për dhënien fund të  intolerancës, urrejtjes, rrahjeve nëpër shkolla, në rrugë apo stadiume.

“Unë e kam të paqartë si në bashkësinë tonë ka hyrë krimi i urrejtjes. Dukuritë e këtilla nuk i ngjajnë vendit tonë, një shoqërie demokratike dhe duhet të bëjmë gjithçka që këto incidente të ekspozohen në opinion dhe të dënohen”, tha Zaev dhe shtoi se duhet të bëjmë gjithçka që ta ndalojnë urrejtjen, dhe t’ua ndalojmë rrugën atyre të cilët mbjellin urrejtje dhe të mos hyjmë në atë zinxhir të së keqes.

Në vend të kësaj, siç theksoi Zaevi, duhet të dëgjohemi, pse vetëm nëse dëgjohemi do të arrijmë të kuptohemi.

Ministria e Drejtësisë, siç tha ministrja Renata Deskoska, i ka hartuar dhe dorëzuar në procedurë kuvendore të Kodit penal në të cilin vendosen vepra penale nga urrejtja.

“Veprën penale nga urrejtja e definojmë si vepër të motivuar  me marrëdhënie armiqësore, njaëanshmëri apo paragjykim ndaj viktimës si pjesëtar i grupit social shprehimisht të paraparë me ligjin si vepër penale”, tha Deskoska.

Në definimin, siç sqaroi, janë përmbajtur tre elemente: urrejtja, dhuna dhe bazë të veçantë për diskriminim të viktimës si pjesëtar i grupit të përcaktuar.

Kryeministri Zaev theksoi se procesi i konsultimit për hartimin e Strategjisë kombëtare për një shoqëri e paralajmëron frymën në të cilën projektohet strategjia dhe u bëri thirrje të marrin pjesë pjesëmarrësit e shoqërisë civile që të japin kontributin e tyre në shtatë klasterët tematikë për hartimin e saj. Këto janë klasterë prë kornizë juridike, për arsimin, për kulturën, për mediat, për vetëqeverisjen lokale, por politikat rinore dhe për kohezionin dhe integrimin shoqëror.

“Një ndër misionet e strategjisë është që ta kultivojmë vizionin e vendit tonë si shtet qytetar si maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, romë, vllehë, boshnjakë dhe të gjitha bashkësitë e tjera”, tha Zaevi.

Krahas Zaevit dhe Deskoskës në ngajrje fjalim mbajti edhe këshilltari i kryeminisitrit për zhvillim të shoqërisë multikulturore, intekulturalizimin dhe komunikime interkulturore, Rubin Zemon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat