Tevdovski: Do t’i shqyrtojmë kërkesat për kazinotë

Maqedonia

Tevdovski: Do t’i shqyrtojmë kërkesat për kazinotë

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 17:33
Dragan Tevdovski

Ministri i Financave do t’i bëjë analizë të thellë kërkesës së qytetarëve që kazinotë dhe bastoret të dislokohen 3 kilometra nga vendbanimet. Kjo është përgjigjja e shkurtë e ministrit Dragan Tevdovski pasi javën e kaluar qytetarët protestuan në Tetovë dhe kërkuan nga kryeministri që të përgatitet një strategji për edukimin nga dëmet e bixhozit. Ministri më gjerësisht foli për atë se këtë vit është bërë një pako prej dhjetë reformave për sistem më të mirë të financave publike. Shtoi se, edhe pse me rishikimin janë siguruar 3 miliardë denarë për borxhet e vetëqeverisjes lokale, komunat tek tani do të fillojë t’i shlyejnë borxhet.

“Ata sipas Ligjit, i cili gjithashtu u votua në Kuvend, do të jenë në procedurë që të mund ta shfrytëzojnë këtë mbështetje”- pohoi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Rreth miratimit të tatimit progresiv që fillon prej 1 janarit, ku një pjesë e kompanive nuk janë të gatshëm në aspektin softuerik, ministri pohoi se çdo gjë do të jetë në kohë pasi Maqedonia paraprakisht e ka poseduar këtë sistem. Një prej risive për vitin e ardhshëm të cilën e paralajmëroi ministri është rritja e pagesës jo me para të gatshme. Ministri shtoi se me ndryshimet ligjore që janë bërë këtë vit, prej qershorit të vitit 2019, me para të gatshme do të mund të paguhen shuma deri në 500 euro. Më tej Tevdovski shprehet se institucionet do të mësohen të sigurojnë shërbime të tilla.

“Kishim përgatitur ndryshime që kaluan në Kuvend dhe të njëjtat janë në fuqi, me ato kufizohet pagesa në dorë dhe me këtë shteti do të ketë kontroll më të madh”- pohoi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Si pjesë e sukseseve vitin e kaluar, ministri përmendi faktin se kanë arritur ta vendosin nën kontroll borxhin publik ndërsa Qeveria ka bërë zgjidhje sistemore për borxhet e mbetura të Qeverisë paraprake. Sipas Tevdovskit, këtë janë rritur pagat, është ulur papunësia si dhe është kthyer besimi tek investitorët./Alsat/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat