Mbaron afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti

Maqedonia

Mbaron afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:13
Foto

Të gjithë të akuzuarit dhe të përfshirët për ngjarjet e 27 prillit, rreth 70, kanë të drejtë të dorëzojnë kërkesë për amnisti, sipas Ligji i cili u miratua javën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë në mesnatë mbaroi afati i përcaktuar për dorëzimin e kërkesave. Dje deri në orën 15:00 kanë qenë të dorëzuar 62 kërkesa, por do të shikohen edhe ato çka kanë arritur me postë.

Në mesin e atyre që kanë dërguar kërkesë për amnisti, sipas shkrimeve të mediave, janë deputetët Krsto Mukoski, Ljupço Dimovski dhe Johan Tarçullovski, si dhe Aleksandar Vasilevski-Ninja, Nikolla Mitrevski-Kolio, Goran Angellov-Qoseto, Ivan Cvetanovski, Goran Gjoshevski-Levi dhe Mitko Peshov, vëllezërit Mihail dhe Stefan Mlladenovski, Abdulfeta Alimi dhe Zaharie Simovski. Kërkesat për amnisti kanë paraqitur, siç shkruajnë disa nga mediat edhe regjisori Boris Damovski, një nga tre liderët e protestave “Për Maqedoni të Bashkuar” dhe këngëtari i operës Igor Durllovski.

Pas skadimit të afatit për paraqitjen e kërkesave, Gjykata dhe Prokuroria do të kenë afat prej pesë ditësh për t’iu përgjigjur se kush do të falet dhe kush jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat