Deputetët miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë

Maqedonia

Deputetët miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal të Maqedonisë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Kuvendi i Maqedonisë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot pasdite me shumicë votash miratuan nevojën për ndryshimet në Kodin Penal me procedurë të shkurtë, me propozim të disa deputetëve nga shumica parlamentare.

Pas miratimit të nevojës për ndryshime në Kodin Penal, do të mblidhen komisionet kuvendore për të shqyrtuar propozimet/

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se ndryshimet tre herë janë tërhequr dhe janë sjellur dhe se deputetët janë të habitur dhe nuk e dinë se cilat ndryshime largohen, e cilat miratohen.

Ndryshimet në Kodin Penal janë propozuar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Kalleska-Vançeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska dhe Vesel Memedi.

Me ndryshimet e propozuara parashihen ndryshime në nenin 275, i cili ka të bëjë me keqpërdorimet në shpalljet publike, ndarjen e marrëveshje për shpallje publike ose partneritetit publiko-privat.

Konkretisht ndryshimet do të bëhen në paragrafin tre, përmes së cilit do të ulet dënimi me burg prej 5 në 4 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat