Miratohet buxheti i Komunës së Prilepit për vitin 2019

Maqedonia

Miratohet buxheti i Komunës së Prilepit për vitin 2019

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Këshilli i Komunës së Prilepit e ka mbajtur seancën e 22-të, në të cilën miratuan buxhetin për vitin 2019.

Duke e arsyetuar buxhetin e propozuar propozuesi Ilija Jovanoski i cili është edhe kryetar i komunës, tha se në buxhet është përfshirë komponenti i zhvillimit, që sipas tij, njihet në pjesën e lartë të shpenzimeve kapitale prej 48 për qind.

“Të hyrat e përgjithshme në projektbuxhetin e Komunës së Prilepit për vitin 2019 janë parashikuar në 1.298.963.649,00 denarë, të cilat në krahasim me vitin e kaluar kanë shënuar rritje rritëse prej 11.94%. Të hyrat në buxhetin bazë parashikohen të jenë 515.9 milion denarë dhe në raport me buxhetin e vitit të kaluar ato janë ulur me 6.08 përqind”, tha Jovanovski.

Sa i përket të dalurave, ato parashikohen të jenë 1.289.963.649,00 denarë dhe në raport me buxhetin 2018 ata janë rritur me 11,94% dhe bilanci i shpenzimeve të buxhetit bazë parashikohet të jetë 515,9 milion denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat