Janko Baçev: Qeveria është e frikësuar, përdor policinë për të kryer dhunë

Maqedonia

Janko Baçev: Qeveria është e frikësuar, përdor policinë për të kryer dhunë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:26
Janko Baçev

“Maqedonia e Vetme” e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, sot në konferencë për shtyp thanë se policia në mënyrë joligjore i ka larguar tendat e tyre para Kuvendit të Maqedonisë, me të cilat shprehnin revoltë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Janko Baçev para gazetarëve tha se akti i largimit të tendave të tyre tregon shenjat se pushteti është i frikësuar dhe sillet në mënyrë të dhunshme.

“Qeveria po shërbehet me gënjeshtra, duke thënë se gjatë largimit të tendave nuk ka pasur njerëz, edhe pse në tenda kanë qenë të pranishëm persona të iniciativës ‘Maqedonia bllokon'”, tha Baçev.

Ai akuzoi edhe Zoran Zaevin, për të cilin tha se “gojën e ka të mbushur me demokraci, ndërsa veprat me dhunë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat