Aktakuzë ndaj dy personave të cilët tentuan kontrabandimin e drogës përmes Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Aktakuzë ndaj dy personave të cilët tentuan kontrabandimin e drogës përmes Liqenit të Ohrit

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:37
Maqedoni

Prokuroria Themelore pas hetimeve të kryera, ka ngritur aktakuzë kundër dy shtetasve të Maqedonisë për veprën penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.

Siç thonë nga Prokuroria të dyshuar kanë qenë edhe dy shtetas të Shqipërisë, prej të cilëve për njërin është ndërprerë procedura penale për shkak se nuk ka pasur prova, ndërsa personi tjetër është i pakapshëm për organet e rendit.

Dy të akuzuarit, deri tani me një person të panjohur dhe të dyshuarin i cili është në arrati, gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar janë marrë vesh për blerje të paligjshme të lëndëve narkotike – marihuanë.

Sipas marrëveshjes së tyre droga është dashur të transportohet nga Shqipëria në Maqedoni, përmes ujërave të Liqenit të Ohrit.

Nga policia thonë se gjatë kontrolleve kanë arritur të konfiskojnë 14 paketime me lëndë narkotike, e cila ka arritur masën e përgjithshme prej 38 kilogramëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat