Gjorçev: Jemi kundër privilegjeve të shumta për deputetët - Bota Sot
Gjorçev: Jemi kundër privilegjeve të shumta për deputetët

Maqedonia

Gjorçev: Jemi kundër privilegjeve të shumta për deputetët

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:35
Vllatko Gjorçev

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Vllatko Gjorçev, sot për TV21 tha se ata janë kundër iniciativës që deputetët të kenë privilegje edhe pas përfundimit të mandatit të tyre si të zgjedhur të popullit.

Ai tha se Maqedonia është vend ku jetohet me vështirësi dhe ka shumë probleme më të mëdha për t’i zgjidhur.

“Maqedonia është vend ku ka shumë probleme dhe si deputetë kemi çështje më të rëndësishme për të zgjidhur, ka shumë prioritete më të mëdha të cilat duhet të adresohen. Kjo temë ka dalur nga dëshira e pushtetit. Deputetët e shumicës duan të miratojnë ligje për më shumë privilegje, ndërsa kur dalin në opinion i ndryshojnë qëndrimet. Bëhet fjalë për ide të tyre dhe mendoj se nuk duhet të ketë privilegje shtesë”, tha Gjorçev.

Ndryshe, edhe Frosina Remenski e cila është deputete e LSDM-së, ditëve të fundit përmes rrjeteve sociale njoftoi se askush nuk duhet të privilegjohet vetëm se është zgjedhur ose emëruar funksionar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat