“Në Maqedoni çmimet janë më të shtrenjta se në Gjermani”

Maqedonia

“Në Maqedoni çmimet janë më të shtrenjta se në Gjermani”

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

“Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase ka bë një analizë krahasuese mes çmimeve të produkteve elementare në Maqedoni dhe në Gjermani. Konstatimi i analizës është se produktet në Maqedoni jo vetëm që nuk janë më të lira, por kanë çmim të njëjtë, e në të shumtën e rasteve – janë më të shtrenjta se në Gjermani.

Një litër nga vaji më i lirë i lulediellit për gatim në Gjermani kushton rreth 1 euro (60 denarë), kurse në Maqedoni kushton 65 denarë. Një litër qumësht lope me yndyrshmëri 3.2 për qind në Maqedoni mund të gjendet me çmim më të ulët 38 denarë, kurse çmimi mesatar sillet rreth 45 denarë për një litër. Në Gjermani qumështi më i lirë fillon nga çmimi 55 centë (33 denarë), kurse qumështi më i shtrenjtë “Alpik” është 1 euro.

Kaçkavalli i llojit Gauda dhe Edamer në Maqedoni kushton 350 deri 370 denarë për një kilogram. Në Gjermani, Gauda kushton 5 euro (300 denarë), kurse Ementaler 5.4 euro (330 denarë). Kripa në Gjermani kushton rreth 1.38 euro për kilogram (85 denarë), kurse në Maqedoni 28 denarë. Një kilogram sheqer në Gjermani kushton rreth 0.69 centë (42 denarë), kurse më të lirin që e gjetëm në supermarket në Maqedoni ishte 38 denarë.

Orizi shtëpiak i klasit të dytë në Maqedoni për 900 gramë kushton 46 denarë. Në Gjermani, orizi i klasit të parë kushton 0.80 euro (48 denarë) për kilogram. Mielli më i lirë Tip 400 në Maqedoni mund të gjendet me 24 denarë për kilogram. I njëjti në Gjermani kushto 30 centë (18 denarë). Tablo me 6 vezë në Maqedoni kushton 50 denarë, kurse në Gjermani 1 euro (60 denarë).

Domatet në Maqedoni kushtojnë 80 deri 120 denarë një kilogram, kurse në Gjermani 2.50 euro (150 denarë). Kastravecët kushtojnë 192 denarë për kilogram në Maqedoni, kurse në Gjermani 0.70 euro (42 denarë) kushton një copë me peshë mesatare 250 deri 300 gram (1 kilogram rreth 140 denarë). Një kilogram speca në Gjermani kushton 2.50 euro (150 denarë), kurse në Maqedoni 125 denarë.

Dallimet janë të mëdha edhe sa i përket çmimeve të shamponëve në të dy vendet edhe pse shiten në të njëjtin market. Shamponi “Panten Pro-V” prej 200 mililitrave në Maqedoni kushton 208 denarë, kurse në Gjermani 1.45 euro, respektivisht 90 denarë. (DW)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat