Sot mbahet seanca për pyetjet e deputetëve në Maqedoni

Maqedonia

Sot mbahet seanca për pyetjet e deputetëve në Maqedoni

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Kuvendi i Maqedonise

Sot është e enjtja e fundit e muajit dhjetor, në të cilën zakonisht mbahet seancë për pyetjet e deputetëve për kryeministrin dhe ministrat.

Për ditën e sotme është paralajmëruar seancë edhe e Komisionit për financim dhe buxhet, Komisionit për punë dhe politikë sociale, Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisionit për sistem politik.

Seancat për pyetjet e deputetëve sipas Rregullores mbahen të enjten e fundit të çdo muaji, ndërsa në seancat e kaluara deputetët e opozitës kanë ngritur çështje të ndryshme për diskutim me funksionarët qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat