OBRM-PDUKM: Qytetarët kanë të drejtë për ajër të pastër, ky është detyrim i pushtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qytetarët kanë të drejtë për ajër të pastër, ky është detyrim i pushtetit

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:34
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev dhe LSDM kanë treguar se janë të paaftë për t’i zgjidhur problemet me ajrin e ndotur.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia është bërë shteti më i ndotur në Evropë dhe sipas tyre, nuk ka ditë që Shkupi nuk është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë.

“Dy vite ministrat e tyre dhe kryetarët e komunave nuk kanë lëvizur as gishtin për ta zgjidhur këtë problem. E vetmja gjë që bëjnë është fjetja në Kuvend dhe promovimi i masave të rrejshme për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarëve ju mbetet vetëm të luten që të fryjë erë dhe të ketë reshje të shiut, në mënyrë që të mund të thithin ajër të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat