Filipçe: Në çerdhe dhe shkolla duhet të pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Maqedonia

Filipçe: Në çerdhe dhe shkolla duhet të pranohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:43
Venko Filipçe

Gjatë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë, Ambasadës së Izraelit në Maqedoni dhe Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik, ministri Venko Filipçe theksoi se si pasojë e rasteve të fruthit në të ardhmen duhet të pranohen nëpër çerdhe dhe vetëm fëmijët e vaksinuar.

“Absolutisht, në mënyrë kategorike do të jemi në qëndrimin se fëmijët në çerdhe dhe nëpër shkolla duhet të pranohen vetëm të vaksinuar, sepse askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin e fëmijëve të tjerë të vaksinuar”, theksoi Venko Filipçe.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dje është mbajtur konferencë për shtyp, me rastin e gjendjes aktuale pas paraqitjes së disa rasteve të fruthit.

Në konferencën u njoftua se nga kontrollet në terren është konstatuar se në Shkup gjithsej të pavaksinuar janë rreth 15 mijë fëmijë të moshës deri 14-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat