Maqedoni, rritje prej 5.2 për qind e prodhimtarisë industriale

Maqedonia

Maqedoni, rritje prej 5.2 për qind e prodhimtarisë industriale

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Prodhimtaria industriale një 11 muajt e vitit shënon rritje prej 5,2 për qind në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në nivel mujor në nëntor prodhimtaria industriale shënon rritje prej 4,9 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistika.

Prodhimtaria industriale në sektorin minierë dhe nxjerrje e gurëve në nëntor të vitit 2018, në krahasim me nëntorin ne vitit 2017, shënon rritje prej 6,4 për qind, në sektorin industri përpunuese shënon rritje prej 4,8 për qind, ndërsa në sektorin furnizim me energji elektrike gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 4,2 për qind.

Rritja në sektorin Industria përpunuese është rezultat, para se gjithash e prodhimtarisë së rritur tl produkteve ushqimore, pijeve, tekstilit , produkteve themelore farmaceutike dhe preparatave farmaceutike, prodhime tjera jometale minerale, prodhime të metalit, prodhime të makinerive dhe pajisjeve, të papërmendura në vend tjetër, prodhime të automjeteve motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio dhe prodhim i mobiljeve.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në nëntor të vitit 2018, në krahasim me nëntorin e vitit 2017, shënon rritje tek energjia për 4,7 për qind, prodhime intermediare, përveç energjisë për 6,5 për qind, prodhime kapitale për 7,8 për qind, prodhime të përhershme për konsum të zgjeruar për 2,4 për qind dhe prodhime jo të përhershme për konsum të gjerë për 3,7 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat