Milloshoski: Letra e ambasadorit amerikan drejt gjykatësve është skandal diplomatik

Maqedonia

Milloshoski: Letra e ambasadorit amerikan drejt gjykatësve është skandal diplomatik

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:21
Antonio Milloshoski

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot në seancën për pyetjet e deputetëve tha se letra e ambasadorit amerikan Jess Baily është skandal diplomatik.

“A ndjehet i shqetësuar Zaev pas letrës së Bailyt deri tek kryetarët e gjykatave, në të cilën kërkohet që ambasada mos të përdoret si burim për marrjen e vendimeve”.

“Ky është skandal diplomatik. Ambasadori amerikan kërkon të mos keqpërdoret emri i tij, lidhur me montimin e proceseve gjyqësore. Si kryeministër a do të kërkoni hetim për gjykatësit që kanë keqpërdorur autorizimet”, tha Milloshosk.

Ndërsa për këtë u përgjigj edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se për këtë çështje është njoftuar nga mediumet. Ndërsa shtoi se i ka kërkuar këshilltarit të tij që të ketë takim me Jess Bailyn.

“Pasi kjo është vërejtur nga miqtë strategjik të Maqedonisë, atëherë është sinjal se duhet të merren masa. E kuptoj mesazhin, askush nuk mund të thotë se ka pasur informacione nga ambasadat e huaja”, tha Zaev.

Ndryshe, dje disa mediume njoftuan se ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, ju ka shkruar letër gjykatësve të Penales, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, prej të cilëve ka kërkuar që të mos keqpërdoret emri i tij gjatë marrjes së vendimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat