Croatia: Kemi rritje të vazhdueshme në tregun e sigurimeve në vend

Maqedonia

Croatia: Kemi rritje të vazhdueshme në tregun e sigurimeve në vend

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 07:23
Croatia sigurime

Croatia sigurime në një komunikatë për informim tregon bilancin e qarkullimit dhe për standardet e reja që i kanë siguruar në punën e tyre.

“Në periudhë prej 13 viteve Croatia sigurime – për jetë, në mënyrë të vazhdueshme ka rritje dhe zhvillim duke u bërë udhëheqës në tregun e sigurimeve jetësore. Çdo ditë jemi duke u drejtuar rreth përmbushjes së detyrimeve për të përmbushur qëllimet tona dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara. Gjatë këtij rrugëtimi ne kemi dhënë shumë mund, dituri dhe entuziazëm në vitet e kaluara për të përmbushur detyrimin ndaj klientëve që të kenë shërbime kualitative në tregun e sigurimeve” thuhet në komunikatë.

“Sot, sigurimet Croatia-për jetë, është kompani stabile në treg dhe është e vetmja kompani që ka ISO 9001:2015 çertifikatë dhe çertifikatë ndërkombëtare për klientët ISO 10002:2014” thuhet gjithashtu në komunikatën e Croatia sigurime-jetë.

Për fund, Croatia sigurime-jetë thotë “Viti 2018 për ne është historik, pas rezultateve të shkëlqyeshme. Kemi rritje prej 24% për dallim nga rritja e tregut të sigurimeve prej 15%”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat