“Deputetët e akuzuar për 27 prillin kanë marrë vendimet se do të falen”

Maqedonia

“Deputetët e akuzuar për 27 prillin kanë marrë vendimet se do të falen”

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev, mbrëmë për TV24 tha se 12 persona të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë kanë marrë vendimet për amnisti dhe do të lirohen nga akuzat.

Deputetët Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Ljuben Arnaudov. Të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski, i akuzuari Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski, Ilija Sllavevski, Johan Tarçullovski, janë personat që janë falur nga shteti, sipas Ivan Xholevit.

Prokuroria Themelore dje njoftoi se gjithsej janë dorëzuar 66 kërkesa për amnisti. Prej tyre në Prokurorinë Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë arritur 29, ndërsa mendim pozitiv është dhënë për 12 kërkesa.

Ndërsa Prokuroria nuk ka afat për të marrë vendim për kërkesat për amnisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat