Sot do të merret vendimi për paraburgimin e Mijallkovit në rastin “Perandoria”

Maqedonia

Sot do të merret vendimi për paraburgimin e Mijallkovit në rastin “Perandoria”

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:14
Sasho Mijallkovi

Sot pritet që të merret vendim për lirimin nga paraburgimi Sasho Mijallkovin, i cili është në mesin e të dyshuarve nga PSP në rastin “Perandoria”.

Gjatë ditës së djeshme, pas dy muajve në burg biznesmeni Orce Kamçev dhe Cvetan Panellevski, u liruan nga burgu i Shkupit dhe u vendosën në arrest shtëpiake.

Avokati i Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski dje tha se pret vendim pozitiv dhe se klienti i tij do të lirohet nga paraburgimi.

Ai tha se akoma nuk kanë marrë njoftim nga PSP se është pranuar kërkesa që masa e paraburgimit të zëvendësohet me arrestin shtëpiak.

Ndryshe, Mijallkov ka ofruar një milionë euro garancë që të lirohet nga paraburgimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat