Mukoski: Ndjehem si person i lirë, nuk i ndjek reagimet e opinionit

Maqedonia

Mukoski: Ndjehem si person i lirë, nuk i ndjek reagimet e opinionit

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 11:33
Krsto Mukoski

Deputeti Krsto Mukoski, i cili me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit ka përfituar nga Ligji për amnisti dhe është liruar nga akuza për ngjarjet e 27 prillit, sot tha se ndjehet si njeri i lirë.

Në një deklaratë për Fokus, ai tha se ndjehet person i lirë dhe se nuk i ndjek reagimet e opinionit.

“Sot ndjehem si person i lirë dhe nuk kam çfarë të shtoj më shumë. Nuk i ndjek reagimet e opinionit, pasi gjithë ditën jam në Kuvend”, tha Mukoski.

Ndryshe, ai ka qenë i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, pasi ka hapur dyert e Kuvendit, me çka ju mundësua protestuesve të dhunshëm të futen në hapësirat e Kuvendit.

Ai nuk do të ndiqet penalisht për pjesëmarrjen në ngjarjet e përgjakshme të vitit të kaluar, sipas ligjit për amnisti që u miratua nga deputetët.

Ndërsa në mesin e deputetëve të kanë përfituar nga Ligji për amnisti janë edhe Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat