Bujar Osmani, pse bëheni kaq egoistë, pse s’thoni se viti 2019 do jetë tani e tutje për shqiptarët, e jo më për BDI-në?

Maqedonia

Bujar Osmani, pse bëheni kaq egoistë, pse s’thoni se viti 2019 do jetë tani e tutje për shqiptarët, e jo më për BDI-në?

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 28 dhjetor 2018 Në ora: 13:41
Bujar Osmani

Kujdes o Bujar Osmani, mos u lavdëro me ditët, muajt e ardhshëm të Vitit të Ri 2019 se do jetë e BDI-së. Sekondat, minutat, ditët, netët, stinët e vitit 2019 nuk do jenë të krijuara e bëra nga BDI-ja, po nga Perëndia, vetëm Zoti e di çfarë do bëhet me BDI-në tuaj.

O Bujar Beu, mos luaj me të ardhmen se aspak s'ju mundësohet të dinë për të nesërmen e jo për vitin 2019.

Bujar Beu, ke lexuar diçka nga Gëte, nëse jo ju tregojmë një thënie, kështu thotë: "Sikur ta di një 18 vjeçar se si do jetonte në moshën 19 vjeçare, për 100 vjet do të kishte qenë më i lumtur". Prandaj ju të BDI-së  sikur ta dini se si do jetoni më 2019, për

100 vjet kishit qenë më të lumtur më 2018.

Shembull konkret e kemi mikun tuaj të dashur Gruevskin, i cili gjatë 2017 sa i lumtur ishte, po tani më 2018 sa i pikëlluar në Hungari.

Bujar Beu, tamam, ju të BDI-së ia keni parë lezetin kësaj dynjaje, prandaj thoni kështu, ju lutemi, pse bëheni aq egoistë, pse s'thoni, Viti 2019 do jetë tani e tutje për shqiptarët, e jo më për BDI-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat