Amnistohen Ilievski, Damovski dhe Jovanovski për “27 prillin”

Maqedonia

Amnistohen Ilievski, Damovski dhe Jovanovski për “27 prillin”

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:17
Bogdan Ilievski

Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Penale Shkupi 1 pas dhënies së mendimit pozitiv nga ana e Prokurorisë Publike vendosi t’i fal organizatorët e nismës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski “Betmen”, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski.

“Këshilli Gjyqësor i Departamentit për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1, duke vepruar sipas kërkesave të dorëzuara që kanë të bëjnë me Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, dhe pas marrjes së mendimit pozitiv nga Prokuroria kompetente, solli vendim ku pranohet kërkesa e B.I, V.J, dhe B.D”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Kërkesat e mbetura që prokuroria dha mendim negativ këshilli sot miratoi vendimin ku të njëjtat refuzohen si të pabazuara. Për të gjitha vendimit, sipas ligjit, të akuzuarit kanë të drejtë në ankesë për 3 ditë.

Krahas Ilievskit, Damovskit dhe Jovanovskit, si organizator i protestave i cek edhe këngëtari i operas Igor Durrllovski, por ai nuk dërgoi kërkesë për amnisti në afatin e paraparë.

Të akuzuarve që u është refuzuar amnistia do të kenë afat prej 3 ditësh të ankohen në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat