Do të rritet paga e zëvendës-kryeministrave të Maqedonisë për 8.000 denarë

Maqedonia

Do të rritet paga e zëvendës-kryeministrave të Maqedonisë për 8.000 denarë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Ilustrim

Në Kuvendin e Maqedonisë është dorëzuar propozimi i rritjes së pagave për zëvendës-kryeministrat për 8.000 denarë

Sipas këtij propozimi, dallimi i pagës do të jetë 8027 denarë bruto apo për zëvendës-kryeministra, Hazbi Lika, Koço Angjushev, Bujar Osmani, Radmilla Sheqerinska dhe Iliver Spasovski, për 12 muaj është 782.620 denarë.

Ministri Oliver Spasovski deri tash kishte rrogën më të lartë prej 92.299 denarë, ndërsa me ndryshimet e reja do të keta më shumë se 100.000 denarë.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska nga 79.150 denarë, do të marrë 87 mijë denarë.

Me propozimin e ri koeficienti i zëvendës-kryeministrit do të llogaritet me koeficientin 4 në vend të 3.70.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat