Maqedoni, votohen ndryshimet në Kodin Penal

Maqedonia

Maqedoni, votohen ndryshimet në Kodin Penal

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 18:20
Ilustrim

Deputetët nga OBRM-PDUKM edhe më parë njoftuan se nuk do të marrin pjesë në debatin për Kodin Penal dhe e lëshuan sallën kuvendare kur kjo pikë erdh në rend dite.

Në ndryshimet e Kodit Penale nuk është përfshirë neni 353 që ka të bëjë me keqpërdorimin zyrtar, e që më parë deputetët nga shumica kuvendare u përpoqën ta kalojnë. Ky nen është i lidhur me pjesën më të madhe të të akuzuarve që hetohen nga Prokuroria Speciale Publike dhe nën presionin e publikut ishte hequr nga propozimi për ndryshime të ligjit.

Mbeti neni 275 që ka të bëjë me keqpërdorimet e thirrjeve publike, dhënies së marrëveshjeve për furnizime publike apo partneritet publiko-privat, e që është i lidhur me veprat penale që ngarkohen Sead Koçan dhe Vasilije Aviroviq.

Me ndryshimet në Kodin Penal që tani do të hynë në fuqi vendoset edhe një vepër penale “pengim drejtësie”, ndërsa ndryshimet kryesore kanë të bëjnë me veprat penale që janë kryer nga urrejtja. Propozimi dërguar nga deputetët Artan Grubi, Snezhana Vaçeva, Sonja Mirakovska, Lidija Tasevska, Vesel Memedi dhe Rexhep Memedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat